Sporti

Liverpool kërkon transferimin e Summerville nga Leeds United

01/06/2024 22:14
nga:Mergim Rreci

Sipas Anfield Watch, Liverpool raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Leeds United, Crysencio Summerville gjatë verës.

Përveç Reds, Newcastle dhe Aston Villa janë gjithashtu të interesuara për nënshkrimin e anësorit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai më parë kishte një klauzolë blerjeje prej 20.5 milionë funte, e cila ka skaduar tani.

Raportohet se ai pëlqehet shumë nga trajneri Klopp dhe se është kërkesë e tij që Summerville të transferohet tek Liverpool.

/GazetaBlic Sport/