Sporti

Liverpool kërkon hetim për ‘skenat e papranueshme’ në finale

05/29/2022 10:39
nga:E K

Real Madrid triumfoi dje ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League që u mbajt në Paris.

Liverpool pësoi humbje me rezultat 0-1, me goditjen e vetme në portë të Los Blancos në drejtim të Alisson Becker, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë para fillimit të finales ndodhi e pa imagjinueshmja në një nivel të tillë të garave. Tifozë të shumtë u futën pa bileta në stadium, derisa disa prej atyre që kishin marrë biletat mbetën jashtë.

Finalja u shtye për 36 minuta, kurse autoritetet franceze përdorën edhe dhunë mbi tifozët, madje edhe në vëllaun e Joel Matip i cili kishte ardhur për përkrahje të tij bashkë me familje.

Për këtë incidet Liverpool ka kërkuar përgjegjësi, duke thënë se duhet të nisin hetimet.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga problemet e hyrjes në stadium dhe prishja e perimetrit të sigurisë me të cilën u përballën tifozët e Liverpool në Stade de France.

Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skenat që kemi parë. Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre çështjeve të papranueshme”, tha klubi nga Anfield në një deklaratë.