Sporti

Liverpool ka mundësinë ta blejë Arthur në fund të sezonit – Juventus e lejon të paguajë në dy “këste”

09/05/2022 11:45
nga:E K

Liverpool arriti të nënshkruajë me Arthur Melon nga Juventus në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Fillimisht nga mediat u raportua se “The Reds” nuk e kishin opsionin e blerjes, megjithatë Fabrizio Romano shkruan se Liverpool ka mundësinë e blerjes së brazilianit nga Juventus në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Romanos, skuadra nga Anfield mund të aktivizojnë opsionin e blerjes për 37.5 milionë funte në fund të sezonit, poashtu klubi anglez mund ta paguajë këtë shumë në dy pjesë. Opsioni i blerjes nuk është i detyrueshëm.

/GazetaBlic Sport/