Liverpool është interesuar për shërbimet e francezit të Barcelonës, Dembele.
Dembele nuk ka kaluar formë të mirë te Barcelona pasi është përballur me shumë lëndime të cilat e kanë lënë jashtë fushave ish yllin e Dortmund për një kohë të gjatë, shkruan GazetaBlic Sport.
‘El Nacional’ raporton se Liverpool është ndër ata që kërkojnë të blejnë anësorin 24-vjeçar.
Largimi i tij nga Barcelona nuk duket të jetë i lehtë pasi Xavi e ka vlerësuar lartë sulmuesin francez dhe ka deklaruar se rinovimi i tij do jetë prioritet për klubin.
/GazetaBlic Sport/


