Sporti

Liverpool i ofron kontratë të re Hendersonit

07/17/2021 20:11
nga:E K

Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson është gati të nënshkruajë një kontratë të re.

Sipas “The Mirror“, 31 vjeçarit pritet t’i ofrohet kontratë e re nga klubi anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Henderson ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale me Liverpoolin, por si duket “The Reds” do t’i ofrojnë rinovim liderit të tyre.

Mesfushori anglez iu bashkua Liverpoolit nga Sunderland në vitin 2011, dhe që nga ajo kohë ka luajtur 392 ndeshje me klubin nga Merseyside duke shënuar edhe 30 gola.

/GazetaBlic Sport/