Sporti

Liverpool i jep lamtumirën Origit, pritet si legjendë e klubit

05/22/2022 19:37
nga:E K

Divock Origi edhe zyrtarisht do largohet nga Liverpooli me fillimin e sezonit të ri.

Sulmuesi belg ka arritur marrëveshje me Milanin aty ku pritet të ketë më shumë minuta për të luajtur pasi në Liverpool nuk po gjente hapësira të mjaftueshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithëse nuk luante shumë Origi ishte një nga “jockerat” e Klopp, duke qenë prezent dhe vendimtar në shumë ndeshje të mëdha për Liverpoolin.

Vlen të përmendet se Origi kishte shënuar dy gola në përmbysjen e madhe të Liverpool ndaj Barcelonës ku fitoi në Anfield me rezultat 4-0, pasi në Camp Nou kishte humbur 3-0.

Poashtu Origi shënoi në tirumfin e fundit të Liverpool në Champions League ndaj Tottenham kur edhe siguroi titullin e 6’të si kampion evropian.

/GazetaBlic Sport/