Sporti

Liverpool i bashkohet garës për shërbimet e Paulo Dybalas

01/27/2022 11:26
nga:Mergim Rreci

Liverpool, sipas TMW, po vëzhgon nga afër situatën e Paulo Dybala në Juventus.

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re në Torino dhe mund të bëhet një agjent i lirë këtë verë, për faktin se Juventusi nuk ofron as për së afërmi atë që kërkon menaxheri i tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Liverpool thuhet se ka nisur poashtu interesimin për sulmuesin argjentinas dhe do të jetë në garë me Manchester City dhe Interin për të siguruar shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/