Sporti

Liverpool hidhet në sulm për Lewandowskin

03/21/2022 12:44
nga:E K

E ardhmja e Lewandowskit te Bayern është ende e paqartë.

Bayern Munich dhe Lewandowski ende nuk kanë hapur negociatat e rinovimit të kontratës të sulmuesit polak, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke parë këtë situatë klubet e mëdha evropiane janë hedhur në sulm për bomberin polak.

Së fundmi sipas “El Nacional“, Liverpool ka shprehur interesimin për shërbimet e Lewandowskit.

The Reds thuhet të kenë ofruar 70 milionë funte për të. Kujtojmë se Liverpool ka situatë të ngjashme me Salah me të cilin ende nuk janë dakorduar rreth pagës së “Mbretit Egjiptian“.

/GazetaBlic Sport/