Liverpooli ka hyrë në garë për transferimin e Ismaïla Sarr dhe tashmë ka dërguar një ofertë zyrtare te Crystal Palace.
“Reds” kanë hapur bisedimet për sulmuesin senegalez pasi kanë hequr dorë nga interesi për Yankuba Minteh, për shkak të çmimit të lartë të kërkuar për të.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Rom ano, Liverpooli ka paraqitur një ofertë fillestare prej 50 milionë funtesh, ndërsa tani vendimi i takon Crystal Palace.
Klubi anglez tashmë kishte refuzuar ofertat e Galatasarayt për Sarr, ndërsa Liverpooli shpreson të bindë Palace për ta lënë të lirë 28-vjeçarin.
Nga ana tjetër, Sarr është i hapur për transferimin në Anfield dhe dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit.
Tani pritet përgjigjja e Crystal Palace për ofertën e “Reds”


