Sporti

Liverpool fiton pa vështirësi ndaj Nottinham Forest

10/29/2023 16:56
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpoolit ka fituar në ‘Anfield’ ndaj Nottingham Forest.

Liverpool triumfoi në xhiron e 10’të ndaj Nottingham Forest me rezultatin 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Diogo Jota dhe Darwin Nunez realizuan golat për Liverpoolin në pjesën e parë, kurse Salah shënoi  në të dytën për fitoren e Liverpoolit.

Liverpool tani ndodhet në vendin e tretë me 23 pikë, kurse Nottingham Forest në vendin e 16’të me 10 pikë.

/GazetaBlic Sport