Sporti

Liverpool fiton ndeshjen e jashtëzakonshme ndaj Milanit, Reali triumfon ndaj Interit, dështon PSG e Messit

09/15/2021 22:55
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Liverpool  ka triumfuar ndaj Milanit me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. 

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme me përmbysje të mëdha, megjithatë skuadra angleze arriti të marrë fitoren në takimin e sotëm.

Tomori shënoi autogol, kurse Salah dhe Henderson shënuan golat e tjerë për Liverpoolin. Në anën tjetër, Rebic dhe Diaz shënuan golat për Milanin.

Manchester City triumfoi në një ndeshje të “çmendur” ndaj Leipzig me rezultat 6 me 3. Real Madrid fitoi ndeshjen në minutat e fundit ndaj Interit, me golin e shënuar nga Rodrygo.

PSG bëri dështimin e madh ndaj Brugge me rezultat 1 me 1, me Leo Messin që nuk arriti të lë gjurmë në ndeshje.

Atletico Madrid barazoi pa gola 0 me 0 me Porton, kurse Ajax fitoi me rezultat 1 me 5 ndaj Sporting.

/GazetaBlic Sport/