Liverpool ka shënuar fitore në transfertë ndaj C.Palace.
The Reds arritën të mposhtin në “Selhurst Park” Crystal Palace me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Matetas nga penalltia në minutën e 57’të të takimit.
Salah në minutën e 76’të dhe Elliot në minutën e 90+1 të takimit realizuan për fitoren e ekipit të Jurgen Klopp.
Me këtë fitore Liverpool merr kreun e tabelës në Premierligë me 37 pikë të paktën përkohësisht derisa Arsenal të zhvillojë takimin e radhës ndaj Aston Villas.
/GazetaBlic Sport/


