Sporti

Liverpool fiton derbin ndaj Atletico Madridit, Milan mposhtet nga Porto, Messi shkëlqen me PSG’në

10/19/2021 22:58
nga:Lorik J

Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Liverpoolit ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Mo Salah dy herë dhe Keita një herë shënuan për Liverpool, kurse Griezmann shënoi dy gola për Atl Madrid, por poashtu u ndëshkua edhe me të kuq në fillimin e pjesës së dytë.

Skuadra italiane, Milan u mposht nga Porto me rezultatin minimal 0:1.

Golin e tre pikëve për Porton në këtë duel e shënoi Diaz. Vlen të theksohet se kjo është humbja e tretë e Milanit nga po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve sivjet.

Në Francë, Messi shkëlqeu me PSG’në, ku shënoi dy gola në fitoren 3:2 ndaj Leipzig.

Messi 2x dhe Mbappe shënuan për PSG, kurse Andre Silva dhe Mukiele për Leipzig.

/GazetaBlic Sport