Sporti

Liverpool fiton bindshëm ndaj Brentford, mban gjallë luftën për titull në Premierligë

01/16/2022 16:53
nga:E K

Liverpool ka arritur fitore bindëse ndaj Brentford.

Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar në shtëpi më rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e këtij takimi ishin: Fabinho, Chamberlain dhe Minamino.

Me këtë fitore Liverpool shkon në kuotën e 45 pikëve me 11 pikë më pak se lideri Manchester City që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/