Liverpooli ka hapur bisedime me super-agjentin Jorge Mendes mbi një transferim të mundshëm të sulmuesit të krahut të Paris Saint-Germain, Bradley Barcola, sipas Nicolo Schira.
Barcola kuptohet të jetë ndër lojtarët që mund të jenë të disponueshëm këtë verë.
Mediat nga Franca sugjerojnë se kampionët e Ligue 1 mund të kërkojnë rreth 80 milionë funte për 23-vjeçarin.
Barcola mbetet nën kontratë me PSG deri në qershor 2028. Ai pati një sezon të fortë sezonin e kaluar, duke bërë 48 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë gjashtë asiste.
/GazetaBlic Sport


