Sporti

Liverpool e konfirmon emrin e drejtorit të ri sportiv

03/20/2024 15:56
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm, ish reprezentuesi skocez Richard Hughes do të jetë drejtor sportiv i klubit .

“Jam jashtëzakonisht krenar që e kam këtë mundësi. Liverpool është një klub unik dhe unë jam mirënjohës për mundësinë që t’i shërbej. Jam plotësisht i vetëdijshëm për pritshmëritë dhe përgjegjësitë që vijnë nga ky pozicion. Detyra ime, së bashku me Michael [Edwards] dhe të gjithë stafin, është të marr vendime të mira. Kjo është ajo që sjell puna ime: duhet të marr vendime që përmirësojnë shanset për të pasur një ekip fitues që emocionon tifozët. Kjo është ajo që Liverpooli ka bërë për shumë vite dhe rezultatet janë aty për t’i parë të gjithë”, tha Hughes pas nënshkrimit të kontratës së tij.

 

Michael Edwards deklaroi se i beson “plotësisht” drejtorit të ardhshëm sportiv, të cilit i njeh “analiza të pabesueshme dhe një histori vendimesh të mira që përfitojnë institucionet që ai përfaqëson”, duke përfunduar se Hughes është “personi i duhur për një kapitull të ri që ka përpara. me mbylljen e kësaj, e cila ishte kaq e suksesshme”.

/GazetaBlic Sport/