Wijnaldum u largua nga Liverpool në drejtim të PSG si transfer i lirë.
Skuadra angleze po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Një nga emrat më të përfolur për zëvendësimin e mesfushorit holandez është spanjolli, Saul Niguez.
Liverpool janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madrid.
Saul sezonin e kaluar pati 41 paraqitje për Atletico Madridin duke realizuar 2 gola dhe dhuruar një asistim për skuadrën e Simeones e cila doli kampione e La Ligas.
/GazetaBlic Sport/


