Liverpool dhe Tottenham kanë luajtur baras.
Ndeshja pas 90 minutave lojë përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatorët e golave për Spurs ishin: Son dhe Kane, kurse për Liverpoolin shënuan Jota dhe Robertson.
Liverpool nga minuta e 78’të e takimit mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi realizatori i golit të dytë, Andy Robertson u përjashtua nga loja për ndërhyrje të ashpër në Emerson.
/GazetaBlic Sport/


