Sporti

Liverpool dhe Manchester United në garë për mesfushorin e Monacos

01/07/2022 11:27
nga:E K

Liverpool dhe Manchester United janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Francezi 21 vjeçar ka ngjallur interesimin e dy gjigantëve anglez pas paraqitjeve të mira me skuadrën franceze, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazetari i njohur, David Ornstein raporton se gara mes klubeve do të intensifikohet gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori francez ka kaluar te Monaco nga Bordeaux në vitin 2020 dhe ka bërë 52 paraqitje me Monacon duke shënuar 3 gola.

/GazetaBlic Sport/