Sporti

Liverpool dhe Manchester City në garë për shërbimet e Joshua Kimmich

01/25/2024 10:14
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetarit Christian Falk , gjigantët e Premierligës, Liverpool dhe Manchester City kanë treguar interes për nënshkrimin e mesfushorit të Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Kontrata aktuale e reprezentuesit gjerman me përvojë me gjigantët e Bundesligës zgjat deri në vitin 2025, por klubi mund të joshet ta shesë atë në verë, nëse oferta e duhur vjen, transmeton GazetaBlic Sport.

Më herët, ishte raportuar se Chelsea kishte shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit gjerman, por që deri më tash nuk ka pasur ndonjë hap konkret.