Liverpool dhe Chelsea luajtën baras në pjesën e parë të finales së Carabao Cup.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë pa gola 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjatë 45 minutave të parë ndeshja ishte intensive me shumë raste shënimi por të dy skuadrat dështuan në konkretizim.
Rastet më të mira në këtë takim i patën Mane dhe Kai Havertz që nuk arritën të gjenin portën.
/GazetaBlic Sport/


