Sipas TuttoJuve, Liverpool po shqyrton mundësinë e rikthimit të ish-mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey në Premier League.
Reds janë të lidhur me ish-yllin e Arsenalit dhe po mendohet që të bëhet një ofertë e mirë për të, përcjell GazetaBlic Sport.
Juventus është i etur të ndahet me përfaqësuesin e Uellsit këtë verë dhe mund të pranojë një ofertë prej 10 milion £ (14 milion dollarë) në mënyrë që të bëjë një marrëveshje.
Kujtojmë që Ramsey kishte shkëlqyer me paraqitjet e tij tek Arsenal, por nuk e gjeti dot vetën tek Juventus.
/GazetaBlic Sport/


