Sporti

Liverpool bën hapin e parë për De Jong – fillon bisedimet me Barcelonën për mesfushorin holandez

10/24/2022 20:43
nga:E K

Liverpool tashmë ka bërë hapin e parë për Frenkie De Jong.

Gjithnjë sipas “ESPN” e cila raporton se Liverpooli ka hapur bisedimet me Barcelonën për transferimin e yllit holandez në “Anfield”, shkruan GazetaBlic Sport.

De Jong nuk është i kënaqur me hapësirën e paktë që po e merr këtë edicion dhe do jetë i hapur për largim.

Jurgen Klopp po e kërkon me ngulm mesfushorin, kurse Liverpool janë gati të ofrojnë 70 milionë euro në mënyrë që Barcelona ta lë të lirë.

/GazetaBlic Sport/