Sporti

Liverpool bëhet skuadra e parë në histori të futbollit anglez që mbledh 2,000 pikë në ligën elitare

12/16/2021 23:51
nga:E K

Liverpool triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Newcastles në Anfield, në duelin e xhiros së 17-të në Premier Ligë.

Të Kuqtë” triumfuan me golat e Jotas, Salah dhe Trent Alexander Arnold.

Me fitoren e arritur, Liverpooli e regjistroi fitoren e gjashtë me radhë në ligë, duke e mbajtur kështu hapin me Manchester Cityn në kryesimin e renditjes tabelare me vetëm një pikë më pak se “Citizens”.

Sidoqoftë, me këtë fitore “The Reds” kanë arritur diçka tjetër historike.

Ata janë bërë skuadra e parë në histori të futbollit anglez që mbledhin 2,000 pikë në ligën elitare.

Në vendin e dytë vjen Arsenali që ka 1927 pikë, dhe e treta Evertoni me 1,872 pikë.

Më poshtë gjeni listën e plotë të skuadrave me më së shumti pikë të mbledhura në kampionatin anglez që nga themelimi i kësaj gare.