Sporti

Liverpool – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

11/03/2021 09:21
nga:Mergim Rreci

Liverpool do të synojë fitoren e radhës ndaj Atletico Madridit sonte kur ata të mirëpresin kampionët e La Ligës në “Anfield”.

Reds triumfuan 3-2 në “Wanda Metropolitano” muajin e kaluar, por nuk arriten më shumë se një pikë kundër Brighton & Hove Albion në fundjavë, përcjell GazetaBlic Sport.

Skaudra e Jurgen Klopp ka 9 pikë nga tri ndeshje, kurse Atletico Madrid ka 4 pikë nga tri ndeshje.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në “Anfield”, atje ku Luis Suarez do të ritkhehet në vendin ku kaloi shumë kohë si futbollist. Ai pritet të jetë titullar tek skuadra spanjolle.

Ja formacionet e mundshme

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Jones, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Jota, Mane.

Atletico Madrid: Oblak, Felipe, Gimenez, Hermoso; Trippier, De Paul, Koke, Carrasco; Felix, Suarez, Correa.

/GazetaBlic Sport/