Sporti

Liverpool – Arsenal, formacionet e mundshme

11/20/2021 09:12
nga:Mergim Rreci

Pas pushimit të kombëtareve, Premier League rikthehet me një ndeshje të madhe.

Sot  në 18:30 është në program një klasike e madhe e futbollit anglez, pasi në “Anfield Road” luhet Liverpool- Arsenal.

“Topçinjtë” në rritje me Mikel Artetën, janë në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa “të kuqtë” janë para në kuotën e 22 pikëve. Jurgen Klopp do të mbajë hapin e kryesuesve me Chelsean që ka 26 pikë, por londinezët nga ana e tyre kërkojnë të konfirmojnë momentin e shkëlqyer në të cilin ndodhen në një transfertë drithërimash.

Liverpool humbi në javën e fundit të Premier League para pauzës. Në “London Stadium” erdhi disfata 3-2 përballë West Ham, që kaloi në avantazh falë autogolit të Alisson, si dhe shënoi me Pablo fornals dhe Kurt Zouma pas barazimit të Trent Alexander-Arnold.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane.

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Saka, Thomas, Lokonga, Smith Rowe; Lacazette; Aubameyang.