Sporti

Liverpool, Arsenal dhe Chelsea sigurojnë fitoret e radhës në Premier League

02/19/2022 18:00
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet që kanë filluar në ora 16:00 në Premier League.

Milot Rashica ka shënuar golin e parë në nivelin elitar të futbollit anglez, por që goli i tij nuk majftoi që skuadra e tij ta shmangte humbjen ndaj Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1 në të mirë të “The Reds”.

Arsenali triumfoi ndaj Brentfordit me rezultat 2 me 1, kurse Chelsea fitoi në ‘frymën e fundit’ ndaj Crystal Palace me rezultat 0 me 1.

Ja rezultatet e plota.