Sporti

Liverpool arrin marrëveshje me Porton për Luis Diaz

01/28/2022 17:30
nga:E K

Liverpool është afër arritjes së marrëveshjes me Porton për shërbimet e Luis Diaz.

Raportime të shumta nga gazetarët britanik dhe portugez, bëjnë me dije se skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e Diaz në Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

The Reds” raportohet se do të paguajnë 45 milionë euro plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh për Porton.

Diaz luan si sulmues krahu dhe këtë edicion me Porton ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 4 asistime në ligën elitare portugeze.

/GazetaBlic Sport/