Sporti

Liverpool arrin marrëveshje me Fulhamin për Fabio Carvalho

01/31/2022 22:18
nga:E K

Liverpool është afër arritjes së marrëveshjes me Fulham për Fabio Carvalho.

Pas sigurimit të shërbimeve të Luis Diaz nga Porto, Liverpool tani po tenton të transferojë edhe portugezin e Fulham, Fabio Carvalho, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e shumta britanike raportojnë se portugezi do të kryejë testet mjekësore në orët në vijim.

Lojtari do të mbetet pjesë e Fulhamit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/