Sporti

Liverpool anulon paradën e lamtumirës së Klopp

05/02/2024 18:39
nga:Lorik J

Ndeshja e fundit e sezonit të Liverpool-it është 17 ditë larg, me Jurgen Klopp në krye të Merseysiders për herë të fundit pasi njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Klubi donte një paradë për të përshëndetur trajnerin gjerman, i cili ka fituar gjithçka në krye të Liverpool që kur mori drejtimin e klubit në 2015.

Mirëpo, ky vendim ka ndryshuar, shkruan edicioni lokal “This is Anfield”.

Shkak është bërë dështimi i Liverpool-it në betejën për Europa League, FA Cup dhe shanset për të kapërcyer Manchester Cityn dhe Arsenalin për titullin e Anglisë.

Kështu Liverpool-it do t’i mbetet vetëm trofeu i Carabao Cup në sezonin e fundit të Klopp-it dhe për shkak të kësaj, drejtuesit dhe trajneri gjerman kanë vendosur të mos mbajnë një paradë nëpër qytet, e cila pritej të ishte një lamtumirë e duhur për 56-vjeçarin.

/GazetaBlic Sport