Liverpooli mund të shënojë një goditje të madhe gjatë verës.
Kjo goditje nuk ka të bëjë me transferime, por me një marrëveshje e rëndësishme sponsorizimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Prej 12 vitesh në fanellat e Reds shfaqet logoja e bankës “Standard Chartered“, e cila ka paguar 46 milionë euro në sezon në arkën e kompanisë angleze, por kjo gjë mund të ndryshojë shpejtë.
Kontrata do të skadojë brenda një viti dhe sipas disa mediave britanike, Liverpool mund të dyfishojë të ardhurat falë një kompanie kriptomonedhash, e cila mund të paguajë mbi 90 milionë (94 për të qenë të saktë).
Kjo do të kalonte shifrën që Real Madridi merr nga Emirates, ose 70 milionë.
/GazetaBlic Sport/


