Sporti

LIVE: Këto janë rezultatet në ndeshjet, Malisheva – Gjilani, Llapi – Dukagjini dhe Feronikeli – Ulpiana pas një ore lojë

03/19/2022 14:22
nga:E K

Po zhvillohet minuta e 60’të në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Dukagjini po e befason Llapin duke avancuar me rezultat minimal prej 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm në këtë takim deri tani u shënua nga Ahmed Januzi në minutën e 19’të.

Ulpiana ka epërsinë prej 1-2 ndaj Feronikelit.

Feronikeli kaloi fillimisht në epërsi me golin e Qorrit në minutën e 27’të të takimit, por Iran Goncales Jr realizoi dy gola të shpejtë (34′ dhe 38′) për të përmbysur rezultatin në 1-2.

Në ndeshjen tjetër mes Malishevës dhe Gjilanit ende nuk është shënuar asnjë gol pavarësisht rasteve.

/GazetaBlic Sport/