Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.
Nga ora 13:00 kanë filluar dy takime mes Feronikelit dhe Gjilanit si dhe Dukagjinit me Drenicën, kurse derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit nis nga ora 13:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas 30 minutave lojë në këto dy takime pati lojë intensive me raste të mira shënimi ku u realizuan edhe dy gola.
Gjilani u tregua dominues dhe që në minutën e 4’të rrezikoi portën e Feronikelit me anë të Fiton Hajdarit goditja e të cilit u ndal nga Endrit Kastrati në vijën e portës së tij.
Në minutën e 9’të Gjilani gjeti golin me anë të Blerim Krasniqit.
Në anën tjetër Drenica kaloi në avantazh ndaj Dukagjinit që në minutën e 5’të të takimit me anë të Zabergjës.
/GazetaBlic Sport/


