Sporti

LIVE: Këto janë rezultat pas më shumë se një ore lojë në ndeshjet, Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva

02/19/2022 14:26
nga:E K

Sot po zhvillohen dy ndeshje të Superligës së Kosovës.

Ulpiana po përballet me Malishevën, kurse Drita dhe Llapi ballafaqohen në derbin e ditës së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ulpiana me Malishevën janë duke luajtur me rezultat të barabartë 1-1 me golat e shënuar nga Santos dhe Xhevdet Shabani, kurse Llapi i Tahir Batatinës është në avantazh prej 0-1 ndaj skuadrës
nga Gjilani me golin e Valmir Veliut.

/GazetaBlic Sport/