Kanë kaluar tashmë gjysmë ore lojë në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Llapi është në avantazh ndaj Ballkanit me golin e Fernandinhos, shkruan GazetaBlic Sport.
Fernandinho Augusto shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 7’të të takimit për ta dërguar në avantazh skuadrën e tij.
Në anën tjetër derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës është ende pa gola.
Rastin më të mirë të ndeshjes deri tani e pati, Simonovski në minutën e 20’të, por goditjen e tij e ndali portieri, Enea Koliçi.
/GazetaBlic Sport/


