Sporti

LIVE / Gjysmë ore lojë në derbin, Ballkani – Prishtina, ky është rezultati

04/17/2022 14:03
nga:E K

Ballkani dhe Prishtina po përballen në derbin e xhiros së 29’të të Superligës së Kosovës.

Pas 30 minutave lojë rezultati ka mbetur i pandryshuar 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani kishte rastet më të mira të shënimit pasi në minutën e 9’të fituan penallti pas ndërhyrjes së Besnik Krasniqit në Nazmi Gripshin.

Megjithatë penalltinë nuk e konkretizoi, Ermal Krasniqi, gjuajtjen e të cilit e devijoi në shtyll portieri i Prishtinës, Haxho.

Ballkani goditi edhe njëherë shtyllën, kësaj rradhe me anë të Nazmi Gripshit i cili tentoi nga një distancë e largët me një goditje të fortë, megjithatë gjuatja e tij u ndal nga transversalja.

/GazetaBlic Sport/