Sporti

LIVE: Feronikeli – Gjilani, Dukagjini – Drenica, këto janë rezultatet pas 75 minutave lojë

02/20/2022 14:34
nga:E K

Po zhvillohet minuta e 75’të në dy takimet e Superligës së Kosovës, Feronikeli – Gjilani dhe Dukagjini – Drenica.

Pas 75 minutave rezultatet vazhdojnë të jenë ato të pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani u tregua dominues dhe që në minutën e 4’të rrezikoi portën e Feronikelit me anë të Fiton Hajdarit goditja e të cilit u ndal nga Endrit Kastrati në vijën e portës së tij.

Në minutën e 9’të Gjilani gjeti golin me anë të Blerim Krasniqit.

Në anën tjetër Drenica kaloi në avantazh ndaj Dukagjinit që në minutën e 5’të të takimit me anë të Zabergjës.

Rezultatet aktuale: Feronikeli – Gjilani 0:1, Dukagjini – Drenica 0:2.

/GazetaBlic Sport/