Sporti

Lituania kampione e Evropës në Esports

07/14/2025 09:10
nga:Lorik J

Për pesë ditë, Kosova ishte epiqendër e Evropës, duke qenë mikpritëse e suksesshme e Kampionatit Evropian të Esports.

Nga data 9 deri më 13 korrik, salla “1 Tetori” në Prishtinë, u mbush me qindra tifozë, profesionistë dhe entuziastë të lojërave elektronike, ndërsa 24 shtete evropiane garuan titullin e kampionit të Evropës, shkruan Federata e Esports, përcjell GazetaBlic Sport.

Kosova u ndal në çerekfinale. Djelmoshat e Kosovës u mposhtën nga Lituania, fituesja e Evropianit në “Counter Strike 2”.

Në finalen e madhe, Lituania mposhti Ukrainën, e cila zuri vendin e dytë. Vendi i tretë i takoi Gjermanisë.

Maqedonia e Veriut fitoi Evropianin në “Dota 2”, pasi në finalen e madhe mposhti Bjellorusinë.

/GazetaBlic Sport