Ministrat e mbrojtjes të Lituanisë dhe Polonisë kanë bërë thirrje për “ndërkombëtarizimin” e mbrojtjes së kufirit lindor të BE-së dhe NATO-s, ndërsa vizituan murin kufitar me Bjellorusinë pranë Vilnius.
Nga ana e tij, ministri polak premtoi ta ngrejë këtë çështje në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Uashington.
Sipas tij, mbrojtja e kufijve të jashtëm me Rusinë dhe aleatët e saj mbetet një detyrë kyçe.
“Shteti i Polonisë, së bashku me aleatët, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur edhe më mirë kufirin lindor të BE-së dhe NATO-s”, tha ai.


