Gazetari, Ilir Mirena, ka deklaruar se Vetëvendosja dhe Albin Kurti janë ata që e kanë konsoliduar më së shumti këtë subjekt politik brenda skenës vendore.
Ai tha se Lista Serbe ka pushtet absolut në komunitetin serb në Kosovë.
“Listën SRPSKA është pjesë e institucioneve të Kosovës prej që ekziston. Listën SRPSKA më së shumti e ka forcu Albin Kurti dhe VV’ja. Sot ajo i ka 10 komuna, as Nenad Rashiqi s’munet me hi mo. Ka pushtet absolut në komunitetin serb në Kosovë. Listën Srpska ia keni miratu vet buxhetin në KQZ, e keni votu, leni këto farsa”, tha Mirena në T7.


