Lajme

Lista Serbe shkon në seancën për zgjedhjen e qeverisë së re

09/13/2026 14:43
nga:Gazeta Blic

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e qeverisë së re, përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.

Ata janë parë duke hyrë në sallën plenare, ku pritet të zhvillohet votimi për formimin e Qeverisë Kurti 4.

Në sallën kryesore të Kuvendit nuk janë parë ende deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca.