Lista Serbe është shprehur e indinjuar me qasjen e kryeministrit, Albin Kurti, ndaj mos-formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se në Kosovë nuk do të ketë asociacion një-etnik. E kjo, ka nxitur reagime nga partia e Goran Rakiqit.
Srpska e ka quajtur hipokrite qasjen e Albin Kurtit ndaj dialogut me Serbinë.
“Kurti në të vërtetë tregoi publikisht se nuk dëshiron dialog dhe se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve.
Ekziston një pyetje se ku janë kufijtë e durimit të ndërmjetësuesit dhe garantuesit e dialogut, por edhe të Presidentit Vuçiç. Dora e pajtimit është ende në ajër për shkak të mosgatishmërisë së Kurtit për të transferuar nga udhëheqësi i opozitës në rolin e dikujt që duhet të marrë vendime, por gjithashtu të zbatojë marrëveshje të nënshkruara.
Moszbatimi i marrëveshjes nga Brukseli është vetëm një konfirmim i qëndrimit të Beogradit se nuk ka bashkëbisedues në Prishtinë për të zgjidhur çështjet që rëndojnë marrëdhëniet midis popullit serb dhe shqiptar në mënyrë paqësore.
Populli serb dhe ne përfaqësuesit e tij politikë e dimë mirë se cilat obligime të Prishtinës erdhën nga dialogu, kryesisht kur formimi i Komunitetit të Komunave Serbe është në fund dhe ne nuk do të heqim dorë prej tij”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE:
Hyseni supozon: Kurti synon themelimin e komunave serbe, boshnjake, turke e egjiptiane së bashku!