Lajme

Lista Serbe në 2023 përfitoi 350 mijë euro të hyra nga buxheti i Kosovës

03/15/2024 12:26
nga:Y I

Lista Serbe në 2023 mori 315 mijë euro të hyra nga buxheti i shtetit.

Kjo është bërë e ditur në raportin financiar të kësaj partie të cilin sot e publikoi KQZ-ja.

Lista Serbe poashtu ka deklaruar edhe 1.900 euro nga të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyra.

Kjo parti poashtu ka deklaruar se ka pasuri afatgjatë në vlerë 3 mijë e 800 euro.

Ndërkaq pasuri afatshkurtër në vlerë 255 mijë e 231 euro.

Për paga dhe benifite kjo parti ka shpenzuar 130 mijë e 481 euro në vitin e kaluar.

Për shpenzime të transportit janë ndarë 6 mijë e 143 euro.

Ndërkaq për reklama e konferenca për media, Lista Serbe ka shpenzuar 101 mijë e 196 euro.

Gjithsej të hyrat e kësaj partie kanë qenë 316 mijë e 900 euro, teksa shpenzimet 298 mijë e 601 euro.