Lajme

Lista Serbe i reagon vizitës së Kurtit në Veriun e Kosovës

06/28/2023 19:35
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar veriun e Kosovës sot, e rreth kësaj ka reaguar Lista Serbe.

Të cilët kanë thënë se Kurti i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur ka shkuar në skajin e veriut të Mitrovicës Veriore si druvar apo hajdut kur fillon të vjedhë.

“Disa do të thoshin një shuplakë të fortë për komunitetin ndërkombëtar, dhe një tjetër kërcënim për serbët në Kosovë, dhe çfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare do të shohim. Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?” – thuhet në reagim.

Tutje Lista Serbe ka shtruar pyetje se cili ishte qëllimi i kësaj vizite nga ana e Kurtit.

“Cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit në një vendbanim të përzier në të cilin për një kohë të gjatë nuk ka pasur incidente mes serbëve dhe shqiptarëve, përveç që Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqëri e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni Kurtit, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit.” – thuhet në reagim.

Kurti takohet me Policinë e Kosovës: Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim