Gjatë javës së ardhshme pritet që në Kuvendin e Kosovës të shqyrtohet projektligji për Trustin, e që në rast se kalon në seancë, atëherë qytetarëve të vendit do tu mundësohet tërheqja e një përqindje nga Trusti, raporton Gazeta Blic.
Qëndrimet e tri partive opozitare Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë janë të njohura.
I njohur se si do të votojë me 6 qershor është publik edhe qëndrimi i Duda Baljes, deputete nga grupi multietnik.
Por, Lista Serbe që në Kuvend ka dhjetë deputetë deri tani nuk ka dhënë një qëndrim nëse janë për apo kundër tërheqjes së Trustit.
Por, Gazeta Blic brenda këtij grupi parlamentar ka marrë vesh se Lista Serbe tashmë i ka dhënë një premtim njërës prej partive opozitare, se si do të veprojnë në seancën e 6 qershorit.
“Në parim ,ka pasur një takim me Listën Serbe dhe zyrtarë të PDK-së, e ku këtyre të fundit në parim i është premtuar vota e deputetëve të Listës Serbe se do të votojnë PËR rastin e Trustit”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.
Igor Simiq, deputet i këtij subjekti politik, i kontaktuar nga redaksia ka thënë se për këtë ende nuk kanë një qëndrim por para se seanca të mbahet për Trustin, do të ketë një mbledhje të deputetëve të partisë që përfaqëson dhe aty do të marrin vendim.
“Nuk kemi ende një qëndrim për këtë por do të konsultohemi në grupin parlamentar dhe para seancës së Kuvendit do të dihet qëndrimi jonë’, ka thënë shkurt Simiq.
Por në rast se Lista Serbe ka ‘hamendësime’ se si do të votojnë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka marrë si të kryer votimin e Trustit nga deputetet e Listës Serbe.
Së paku kështu ka deklaruar dje në mbledhjen e qeverisë.
“Partia që ka nisur këtë ide PDK, tashmë e ka përkrahjen e LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe”, ka thënë ndër të tjera dje kryeministri i Kosovës.
Dje Gazeta Blic raportoi skenarin se si do të votohet PRO tërheqjes së parave nga Trusti, e ku nëse kjo çështje do të kalojë ose jo është në dorën e deputetëve të grupit multietnik ku bën pjesë edhe deputetja Duda Balje.
Kurti flet për Trustin: Pensionet janë për pleqëri, ata që e sollën në Kuvend po manipulojnë