Lista “Guxo” do t’i ketë 7 kandidatë të saj për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në kuadër të Vetëvendosjes.
Derisa Alternativa që drejtohet nga Minoza Kusari- Lila do ta ketë vetëm një.
Kështu kanë theksuar për Gazeta Blic burime të afërta me VV-në.
Kjo u vendos në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së VV-së në Mitrovicë.
”Nga 38 kandidatë që i ka Lista e VV-së për Asamble Komunale, 30 i takojnë Vetëvendosjes, 7 Listë “Guxo” dhe 1 Alternativës”, thanë burimet.
Pritet që në këtë mbledhje edhe zyrtarisht Agim Bahtiri të nominohet kandidat për kryetar komune.
Tekstin e plotë për Bahtirin e gjeni në link:
Agim Bahtiri e “fiton” betejën: Do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës