Lajme

“Lista Guxo” aplikon për t’u regjistruar si subjekt politik në KQZ

02/14/2022 13:21
nga:Q R

Lista Guxo ka aplikuar për t’u regjistruar si subjekt politik në Komisionin Qendror Zgjedhor me kryetare Donika Gërvallen.

Gërvalla ka thënë se “Guxo” është një formacion i ri politik, i cili u shfaq para një viti me ballafaqime dhe sfida të mëdha që sipas saj patën një sukses të jashtëzakonshëm.

“Ne kemi një program i cili ka një demokraci të brendshme dhe të theksuar të cilin e kemi krijuar pas një dialogu me anëtarësinë tonë”,ka thënë Gërvalla.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

Tahiri për VV-në: Qeveria më dobët në historinë e Kosovës