Lajme

Lista e VV-së me vetëm Kurtin si foto, Arifi: Është ofendim për kandidatët

12/19/2025 08:54
nga:N K

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, ku vetëm kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është paraqitur me fotografi, ndërsa kandidatët e tjerë janë renditur vetëm me emra dhe numra.

Kjo mënyrë e prezantimit nuk është pritur mirë në opinionin publik dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë çështje, opinionisti Avni Arifi ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke e cilësuar këtë veprim si nënçmues ndaj kandidatëve për deputetë.

“Ky është ‘bajagi’ një lloj ofendimi që u bëhet kandidatëve, aman mos i kqyrni kandidatët, a jeni me Albin babën a me neve?”, tha Arifi.