Zgjedhjet Lokale

Lista e PDK-së në Pejë e bindur në fitoren e 17 tetorit

10/14/2021 11:07
nga:M K

Bartësi i listës së PDK-së në Komunën e Pejës, Arton Muhaxheri bashkë me kryetarin e degës Xhavit Haliti kanë takuar banorët e lagjes “Xhemajl Kada”, duke u shprehur të bindur se tashmë e kanë fitoren me listën për zgjedhjet e 17 tetorit.

Postimi i plotë:

E përmbyllem diten në takim me banorë të lagjes “Xhemajl Kada” , ku bashkë më kryetarin e degës Xhavit Haliti , shefin e shtabit Muhamet Halitaj dhe kandidatin e zonës Bashkim Podrimqaku, kemi shprehur bindjen tonë për fitoren e madhe që do të ndodh me 17 Tetor për listen e PDK-së.