Pavarësisht se duket një botë shumë e ftohtë me armiqësira, në jetën e vip-ave shqiptar ka vend edhe për miqësi.
Miqësia ekziston edhe në botën e vip-ave shqiptarë me ata të huaj.
Raportet e mira që kanë me njëri-tjetrin vërehën dukshëm edhe përmes rrjeteve sociale, kështu duke na krijuar bindjen se mes personazheve publike shqiptare dhe atyre të huaj tashmë është krijuar një miqësi e fortë.
GazetaBlic ju sjell disa prej tyre:
Mario Dedivanoviç është padyshim një nga shqiptarët më të suksesshëm në botë.
I njohur si grimeri i Kim Kardashian ai ka treguar shumë herë se përveç që janë bashkëpuntorë kanë edhe një miqësi me njëri-tjetrin, miqësi kjo 10 vjeçare që lindi nga frymëzimi.


Një gjë të tillë e ka treguar shumë herë vet Mario përmes postimeve në Instagram dhe Facebook.
View this post on Instagram
Miqësia e modeles shqiptare, Emina Çunmulaj dhe këngëtares me famë botërore, Ciara, ra në sy kur kjo e fundit u bë nënë për herë të parë.

Urimi dhe dhurata e Eminës për Ciaran befasoi të gjithë fansat e dyshës, teksa na lanë të kuptojmë se janë shoqe mjaft të mira.

Shoqëria e Dafina Zeqirit dhe French Montanës u bë e ditur pas publikimit të këngës ‘Four Season’ ku protagonisti kryesor ishte vet këngëtari me famë botërore.

Dyshja u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin, mirëpo gjërat nuk përfunduan këtu.

Dafina Zeqiri u bë pjesë në këngën e French Montanas të titulluar “Famous”.


E gjithë vëmendja ishte tek ky videoklip, pasi që Dafina Zeqiri u shfaq unike si gjithmonë./GazetaBlic/



